Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër ditën e sotme në afërsi të fshatit Panaja në Vlorë.
Policia bën me dije se shkak dyshohet një defekt teknik ndërsa si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 08:20, në autostradë “100 Vjetori”, në afërsi të fshatit Panaja, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin Sh. S, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
g.kosovari