Një ngjarje e pazakontë ndodhur në Greqi, ku një 26-vjeçar ka kyçyr të bijën e tij 20-muajshe në makinë, për tu larë në rehatinë e tij në det.
Mediet helene raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës, në qytetin e Heraklion. Ndërsa mësohet se foshnjën e vogël e ka shpëtuar roja i bregdetit që ndodhej atje.
Sipas medieve lokale, foshnja ka nisur të qajë nga vapa e padurueshme, ndërkohë që oksigjeni brenda veturës ulej vazhdimisht.
Për fat të mirë roja i plazhit ka dëgjuar foshnjën dhe ka njoftuar policinë, e cila bëri të mundur hapjen e veturës për të nxjerrë beben nga atje.
Ndërkohë babai foshnjës është arrestuar, ndërsa fëmija, pavarësisht peripecisë, gëzon shëndet të mirë./m.j