Disa të shtëna armësh shpërthyen në ajër në zemër të Napolit, duke shkaktuar panik te klientët e një lokali me tavolina në natyrë. Mediat italiane raportojnë se të shtënat erdhën nga një skuter me shpejtësi, në Piazza Trieste e Trento natën mes së shtunës dhe të dielës.
Këshilltari rajonal i Europa Verde, Francesco Borrelli shpërndau videon në rrjetet sociale duke komentuar: “Ka një klimë të luftës urbane, është një përshkallëzim i krimit pa kufizime”.
Në postimin e tij Borrellin shkruan: “Momente terrori, jashtë një lokali, me të gjithë klientët, përfshirë gra dhe fëmijë, duke ikur sapo dëgjojnë të shtënat. Një rrëmujë e përgjithshme, siç tregohet nga videot shokuese që na dërguan. Diçka e paprecedentë, dy hapa larg nga pallati mbretëror dhe Piazza Plebiscito. Imazhe që dëshmojnë për një klimë guerile urbane, me krimin që jeton dhe vepron me shpejtësi të plotë”.
/a.r