Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ka raportuar për programin e reformave ekonomike për vitet 2016-2018.
Ahmetaj tha se rritja ekonomike në vitin 2017 pritet të jetë 4% raporton Ora News.
“Programi i refomrave ekonomike për vitet 2016-2018 është një dokument i konsoliduar. Ky document është hartuar me asistencën e donatorëve. Shtyllë kryesore është kuadri makroekonomik që përfshin rritjen ekonomike e risqet. Në vitin 2015 ishte 2.75% në vitin 2016 pritet të jetë 3.4% dhe në vitin 2017 rritja ekonomike pritet të jetë 4%”
Ahmetaj tha se “rritja ekonomike ka risqet e brendshme dhe të jashtme, por kemi vënë theksin në fokusin tek ulja e borxhit dhe defiçitit buxhetor”
Ministri foli edhe për eksportet dhe për importet.
“Eksportet janë të konsoliduara. Ka rritje të importit të makinerive dhe investimeve të huaja”, u shpreh Ahmetaj.
Ahmetaj tha gjithashtu se në 17 shkurt FMN do të aprovojë këstin e radhës për Shqipërinë.
Duke u ndalur tek turizmi, Ahmetaj tha se në vitin 2015 vendin ynë është vizituar nga 3.5 mln turistë. Ai tha se imazhi i vendit baltoset për qëllime politike.