Pas largimit nga kreu i PD, Lulzim Basha i ka patur të pakta daljet në publik në muajt e fundit.
Duket se sezonin e pushimeve ish-lideri demokrat e ka kaluar jashtë Shqipërisë.
Ditën e sotme në media po qarkullon një video ku shfaqet Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela pranë një kantieri ndërtimi në Hollandë.
Pamjet kanë bërë sot xhiron e rrjetit por nuk dihet nëse janë aktuale apo të xhiruara kohë më parë.
Rikujtojmë bashkëshortja e tij Aurela përveç shqiptares, ka shtetësi hollandeze dhe e ndan jetën midis dy vendeve.
/a.r