Mikhail Gorbachev, lideri i fundit sovjetik që i dha fund Luftës së Ftohtë, do të varroset ditën e sotme, katër ditë pas vdekjes së tij. Qindra njerëz kanë qëndruar në radhë për t’i bërë nderimet e fundit, teksa presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin për shkak të axhendës së tij, ka deklaruar Kremlini. Megjithatë, kjo lëvizje shihet si një shpërfillje e njeriut që shkaktoi ndarjen e Bashkimit Sovjetik. Më herët, Putin e ka quajtur shpërbërjen “katastrofa më e madhe gjeopolitke e shekullit”.Presidenti rus vendosi një buqetë me trëndafila të kuq pranë arkivolit të hapur të liderit të fundit të BRSS, mbajti një minutë heshtje dhe uli kokën në shenjë respekti.
Në Rusi nuk është shpallur ditë zie kombëtare, megjithëse, siç nënvizoi Kremlini, ceremonia e tij do të ketë “të gjitha elementet e një funerali shtetëror”. Nderimet e fundit për të bëhen në Hollin e Kolonave të Shtëpisë së Unioneve, ashtu si paraardhësit e tij sovjetikë, Lenini, Stalini e Brezhnjevi. Ai do të varroset në varrezën më të madhe të Moskës, Novodevichy, që është vendi i prehjes i shumë rusëve të shquar. Varri i tij do të jetë pranë bashkëshortes, Raisa, e cila vdiq më 1999.
Mikhail Gorbachev ndërroi jetë në 30 gusht, në moshën 91-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Në ndryshim nga Putin, liderët e Europës kanë shprehur ngushëllimet, teksa e kanë cilësuar atë si një “burrë shtetit”, “Udhëheqës” e “vizionar”. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk kishte marrë një ftesë për të qenë prezent në funeralin e Gorbaçovit e ndërsa paraardhësja e tij Angela Merkel e refuzoi ftesën, për arsye shëndetësore.
Si e njeh bota Gorbachev? Gorbachev u bë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike dhe udhëheqës de fakto i vendit, në 1985. Në atë kohë, ai ishte 54 vjeç – anëtari më i ri i këshillit qeverisës i njohur si Byroja Politike, dhe shihej si një frymë e freskët pas disa liderëve të moshuar. Paraardhësi i tij, Konstantin Chernenko, kishte vdekur në moshën 73-vjeçare pas pak më shumë se një viti në detyrë. Pak liderë kanë pasur një ndikim kaq të thellë në rendin global. Gorbachev nuk erdhi në pushtet duke kërkuar t’i jepte fund kontrollit sovjetik mbi Evropën Lindore. Përkundrazi, ai shpresonte të rigjallëronte shoqërinë e saj. Ndërkombëtarisht ai arriti marrëveshje për kontrollin e armëve me SHBA-në, refuzoi të ndërhynte kur kombet e Evropës Lindore u ngritën kundër sundimtarëve të tyre komunistë dhe i dhanë fund luftës së përgjaksshme sovjetike në Afganistan që ishte ndezur që nga viti 1979.
Politika e tij e hapjes, i lejoi njerëzit të kritikonin qeverinë në një mënyrë që më parë kishte qenë e paimagjinueshme. Por gjithashtu shpërtheu ndjenjat nacionaliste në shumë rajone të vendit, të cilat përfundimisht minuan stabilitetin e vendit dhe çuan në kolapsin e tij. Në vitin 1991, pasi dështoi një grusht shteti i organizuar në mënyrë shambolike nga linjat e ashpra komuniste, Gorbachev pranoi të shpërbënte Bashkimin Sovjetik dhe u largua nga detyra.
Rusët në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mikhail Gorbachev
g.kosovari