• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kapitulli Guardiola” si ndryshon Manchester City nën drejtimin e trajnerit spanjoll

by Lorenc Vangjeli
03/02/2016 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Manchester City me një pamje krejt tjetër. Pep Guardiola ka projektuar formacionin e “Citizens” pas emërimit në postin e menaxherit, në fund të këtij sezoni. Pep Guardiola në Manchester City, ky është lajmi më i madh i këtij viti. Trajneri i mirënjohur do të largohet nga Bayern Munich pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, “Citizens” kanë arritur marrëveshje trevjeçare për angazhimin e tij në postin e pasardhësit të Manuel Pellegrinit. Së bashku me Guardiolën, Manchester City do të bëjë ndryshime të mëdha në përbërjen e ekipit. E përditshmja britanike “The Guardian” ka parashikuar se Guardiola do të shpenzojë rreth 200 milionë euro në përforcime. Në mesin e blerjeve të reja në Etihad mund të jenë futbollistë të ish skuadrave të Guardiolës si Douglas Costa nga Bayern Munich ose Lionel Messi e Neymar nga Barcelona.

Por, sigurisht se do të ketë edhe largime. Madje, në mesin e tyre mund të jetë një eksod i vërtetë derisa strategu spanjoll e planifikon rindërtimin e ekipit për një periudhë më afatgjatë. Hart, Toure, Kolarov, Cliché, De Michelis, Mangala, Sagna, Nasri, Fernandinho, e disa të tjerë konsiderohen si ata që mund të sakrifikohen nga Guardiola.

Përforcimet nuk do të jenë të lehta sidomos kur merret parasysh rëndësia e futbollistëve si Messi, Neymar e Douglas në skuadrat përkatëse. Në formacionin e projektuar nga “The Guardian” se si mund të duket Manchester City nën drejtimin e Guardiolës, gjendet vetëm një mbrojtës nga ekipi i tanishëm. Në fakt, një ndryshim parashihet të bëhet edhe në portë. Guardiola thuhet se është i interesuar të transferojë portierin Claudio Bravo nga Barcelona. Kurse, në krahun e majtë do të bëjë përpjekje për blerjen e yllit të Bayern Munichut, David Alaba. Në qendër, dy mbrojtës të rinj si Aymeric Laporte nga Athletic Bilbao dhe John Stones nga Everton. Kurse, në krahun e djathtë, Pablo Zabaleta.

Super përforcime

Në mesfushë, po ashtu parashihen dy përforcime të mëdha. Marco Verratti nga Paris Saint-Germain është futbollist të cilin Guardiola e sheh si ideator të lojës së “Citizens”. Ndërsa, në krahun e tij të djathtë mund të mbërrijë mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, futbollist i kërkuar edhe nga Real Madrid e Barcelona. David Silva do ta kompletonte mesfushën para treshes së sulmit të përbërë nga Kevin de Bruyne, Raheem Sterling dhe në qendër, Sergio Aguero.

Next Post

Bllokimi liçencave/ TV-të kryesore përplasen me anëtarët e AMA, ja reagimi i tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In