• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokimi liçencave/ TV-të kryesore përplasen me anëtarët e AMA, ja reagimi i tyre

by Lorenc Vangjeli
03/02/2016 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Top Channel dhe TV Klan “protestojnë” kundër vendimit për anulimin e procedurës së Beauty Contestit, por dy anëtarët e pakicës në AMA argumentojnë votën e tyre kundër për shkak djegies së afateve ligjore dhe strukturës së pronësisë.

Top Channel dhe TV Klan-dy televizionet kombëtare që kishin aplikuar për t’u pajisur me licensë të transmetimeve numerike, kanë kundërshtuar vendimin e bordit të AMA-s ku u shpall nul procedura e Beauty Contestit.

Përmes shënimeve në edicionet e tyre të lajmeve, Top Channel dhe TV Klan e cilësuan të padrejtë votimin e Sami Nezës dhe Suela Mustës-dy anëtarët e bordit të AMA-s të propozuar nga Partia Demokratike, ndërsa i kërkuan politikës të mos bllokonte licencimin e mediave audiovizive në vend.

“Televizioni Klan- i licencuar si televizion kombëtar prej 16 vitesh… shpreh habi dhe keqardhje për këtë vendim të këtyre anëtarëve. Dhënia e licencave Dixhitale nuk është ndonjë privilegj për ne, por është një detyrim ligjor për të fikur transmetimet analoge në bazë të marrëveshjeve të shtetit shqiptar me Bashkimin Europian,” thuhet në kronikën e TV Klan, e cila paralajmëroi edhe një padi gjyqësore për këtë çështje.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe reagimi i Top Channel, i cili akuzoi politikën se po mbante peng çdo sferë të jetës në Shqipëri.

“Dy votat kundër në AMA janë pikërisht të anëtarëve që prej më shumë se një viti nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e këtij autoriteti, duke djegur edhe afatet kohore të paraqitura në nenin 136 të ligjit për median,” tha Top Channel.

“Edhe në 2016, e njëjta votë politike e ndarë është duke bllokuar një realitet kombëtar dhe ndërkombëtar siç janë Top Channel dhe Digitalb,” shtohet në reagim.

Por dy anëtarët e shenjëstruar të AMA, Suela Musta dhe Sami Neza sqaruan se vota e tyre kundër kishte dy arsye; tejkalimin e afateve ligjore të procesit dhe përqendrimin e pronësisë tek operatorët audiovizivë. Anëtarët e pakicës shpjeguan për BIRN se Beauty Contesti ishte parashikuar në dispozitat kalimtare të ligjit dhe se avantazhi u jepej operatorëve historikë brenda një kufiri të caktuar kohor, që sipas tyre është 17 qershor 2015.

“Tejkalimi i afateve kohore cënon rëndë besueshmërinë e garës,” i thanë BIRN, Neza dhe Musta.

Argumenti i dytë i votës së tyre kundër lidhet me raportin e pronësisë së operatorëve historikë, që u përzgjodhën nga AMA për t’u përfshirë në Beauty Contestin e licensave dixhitale. Dy anëtarët e pakicës në AMA vlerësuan se “dokumentat e depozituar nga Digitalb dhe TV Klan nuk janë në përputhje me nenin 62 të ligjit.

“Përqindja e aksioneve të bashkëfamiljarëve të DigitAlb dhe Klan kalon dukshëm minimumin 40 % , që është kufiri i përcaktuar sipas nenit 62 të Ligjit,” thanë Neza dhe Musta për BIRN.

Neni 62 i ligjit të AMA përcakton se “asnjë person fizik apo juridik, vendas apo i huaj nuk mund të ketë më shumë se 40 për qind të kapitalit të shoqërisë aksionare, që zotëron një licencë kombëtare të transmetimit audioviziv”.

Përveç dy televizioneve kombëtare, arsyeja e afateve kohore nga dy anëtarët e pakicës në AMA u cilësua “i paargumentuar” edhe nga kryetari i AMA, Gentian Sala.

“Argumenti i përdorur prej tyre nuk qëndron, pasi afatet janë djegur për shkak të mungesës së tyre dhe jo për ndonjë faj të operatorëve,” tha Sala.

Zv.kryetari i AMA, Sami Neza dhe anëtarja Suela Musta i thanë BIRN se ky argument nuk qëndron.

“Mosprezenca jonë nuk ka shkaktuar asnjë ditë zvarritje të afateve ligjore. Kanë qenë vetë operatorët që kanë kërkuar më shumë kohë për plotësimin e dokumenteve të garës,” thanë ata.

Pas shfuqizimit të Beauty Contestit, AMA po bëhet gati të nisë procedurën e një gare të hapur për licensimin e operatorëve privatë, ndërkohë që këta të fundit kanë paralajmëruar padi gjyqësore.

Ky akt kërkon një kohë shtesë për procesin, por dy anëtarët e pakicës në AMA janë në mbështetje të një gare të hapur, transparente dhe të pandikuar nga politika.

“Licencimi për dixhitalizimin, aq i shumë pritur, nuk duhet imponuar nga media dhe as nga politika si legalizim i antiligjit,” përfundoi Musta për BIRN.

Next Post

Nuk përfitoi nga amnestia, Kleves Bitro i drejtohet gjyqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
“Epsteini” ynë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

August 16, 2026
Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

August 16, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

“U bë armik nga protesta”, Gonxhja për fondin e Kanye West: Pse 3 milionë euro në Berlin janë normale dhe koncerti në Tiranë jo?

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com