Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Thesalonikit, ndërsa duket se është e përsëritur, pasi ish-bashkëshorti 38-vjeçar është dënuar 8 herë më parë për dhunë në familje, por është lënë sërish i lirë.
“Në orën 07:50 të datës 26 gusht 2022, ai më ka telefonuar në celular ndërsa isha në Kalochori dhe tha ‘Po vij të të gjej, do të sqaroj unë’. Ai nuk arriti të më gjente pasi nuk e di se ku ndodhej puna ime, përveç se është në Kalochori. Rreth orës 20:10 ai hyri në shtëpinë time dhe i ra ziles duke këmbëngulur dhe deshi të ngjitej lart. Megjithatë fëmijët tanë ishin larg në festën e një miku.
Menjëherë thirra policinë dhe sapo pa patrullën ai iku. Veprimet e tij më shkaktuan frikë dhe terror. Frikësohem për jetën time dhe kërkoj ndjekjen penale të tij, si dhe të ndalet kjo situatë e sëmurë” , shprehet ajo në dëshminë e dhënë për policinë.
Ajo ka treguar dhe një episod dhune, në të cilin djali i saj 6-vjeçar ka arritur ta shpëtojë nga duart e dhunuesit.
Ndërkohë, protothema.gr ka publikuar dhe disa fotot të cilat tregojnë mavijosjet në fytyrë dhe qafë të gruas , nga rrahja që mori në maj nga 38-vjeçari, përballë dy fëmijëve të tyre.