• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ “Babi, lëre mamin”! 29-vjeçarja shqiptare: S’dua të vritem nga ish-bashkëshorti, më rreh vazhdimisht prej vitesh

by Java News
02/09/2022 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Thesalonikit, ndërsa duket se është e përsëritur, pasi ish-bashkëshorti 38-vjeçar është dënuar 8 herë më parë për dhunë në familje, por është lënë sërish i lirë.

Gruaja shqiptare ka treguar për mediat greke makthin e përjetuar, ndërsa ka shprehur dhe ankthin e saj për mënyrën sesi do të përfundojë kjo histori. Sipas saj, bashkatdhetari 38-vjeçar, me të cilin është divorcuar që nga marsi i vitit 2021, vazhdon t’i afrohet duke e kërcënuar  dhe rrahur, edhe kur ajo ka ngritur akuza ndaj tij. Ata kanë bashkë dy fëmijë të mitur, 4 dhe 8 vjeç.

“Në orën 07:50 të datës 26 gusht 2022, ai më ka telefonuar në celular ndërsa isha në Kalochori dhe tha ‘Po vij të të gjej, do të sqaroj unë’. Ai nuk arriti të më gjente pasi nuk e di se ku ndodhej puna ime, përveç se është në Kalochori. Rreth orës 20:10 ai hyri në shtëpinë time dhe i ra ziles duke këmbëngulur dhe deshi të ngjitej lart. Megjithatë fëmijët tanë ishin larg në festën e një miku.

Menjëherë thirra policinë dhe sapo pa patrullën ai iku. Veprimet e tij më shkaktuan frikë dhe terror. Frikësohem për jetën time dhe kërkoj ndjekjen penale të tij, si dhe të ndalet kjo situatë e sëmurë” , shprehet ajo në dëshminë e dhënë për policinë.

Ajo ka treguar dhe një episod dhune, në të cilin djali i saj 6-vjeçar ka arritur ta shpëtojë nga duart e dhunuesit.

“Kam shumë frikë, nuk dua të jem një grua tjetër që mund të vritet nga ish-bashkëshorti nesër. Kam dy fëmijë për të rritur. Motra dhe djali im i madh, i cili në atë kohë ishte 6 vjeç, më kanë shpëtuar jetën dy herë.

Pikërisht atëherë më kapi nga qafa dhe më tha “do të bëj skulpturë”. Djali im i madh qante dhe i thoshte “Babi lëre mamin” dhe është ai që më ka shpëtuar shumë herë”, thotë e përlotur 29-vjeçarja.

Ndërkohë, protothema.gr ka publikuar dhe disa fotot të cilat tregojnë mavijosjet në fytyrë dhe qafë të  gruas , nga rrahja që mori në maj nga 38-vjeçari, përballë dy fëmijëve të tyre.

“Babi, lëre mamin”/ 36-vjeçari shqiptar“Babi, lëre mamin”/ 36-vjeçari shqiptar“Babi, lëre mamin”/ 36-vjeçari shqiptar“Babi, lëre mamin”/ 36-vjeçari shqiptar

Next Post
Fjolla Morina deklarata të forta: Më herët frikësohesha të kaloja pranë varrezave, tani nëpër njerëz

Fjolla Morina deklarata të forta: Më herët frikësohesha të kaloja pranë varrezave, tani nëpër njerëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com