Shtatori ka nisur me ndryshime të mëdha mes dy grupeve të deputetëve demokratë. Abcnews raporton se deputetët Grida Duma dhe Ervin Salianji janë shumë pranë bashkimit me grupin e Sali Berishës.
Ndërkohë kujtojmë se tashmë është bërë e ditur zyrtarisht se deputetët Tomorr Alizoti, Xhella Mziu, Zef Hila, Greta Bardeli dhe Lindita Metaliaj janë bashkuar me Berishën. Berisha, i “ka shpërblyer” Alizotin dhe Mziun me detyra të rëndësishme. Tomorr Alizoti përkatësisht do të jetë në krye të grupit të punës në Berat, ndërsa Xhelal Mziu do të jetë kreu i grupit të punës në Dibër.
Sakaq mësohet se disa deputetë që nuk janë pjesë e grupit të PD-së kanë deklaruar që mbështesin grupin Parlamentar të Enkelejd Alibeajt.
Bëhet fjalë për deputetët Andia Ullirin, Ilda Dhorin, Emilia Koliqin, Merita Bakiun dhe Selaudini Jakupllarin.
Në marrëveshje me aleatët, këta deputetë janë në grupet parlamentare të Fatmir Mediut dhe Mesila Dodës.
Gjithashtu pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, deputetë e PD-së, u mblodhën për të diskutuar se si do të vijojnë aksionin e tyre politik.
28 deputetë ishin të unifikuar në rikonfirmimim e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi dhe kërkuan që ai të ketë një rol më aktiv dhe më vendimmarrës në lidhje me punën e grupit.
Lefter Gështenja ftoi deputetët e grupit të PD-së që nuk kanë mbështetur Berishën që të diskutojnë në një darkë informale për aksionin e Grupit Parlamentar të PD-së.
Deputeti i Lefter Gështenja mësohet se kishte kontaktuar 34 deputetë për t’u bërë pjesë e takimit, por në mbledhje morën pjesë fizikisht 20 ligjvënës, ndërsa siç bëjnë me dije burimet, 8 të tjerë kishin konfirmuar se mund të konsiderohen pjesë e mbledhjes, por për shkak se ishin jashtë vendit në rast të çdo vendimi kanë konfirmuar online përmes aplikacionit të “ëhatsapp”.
Surpriza në këtë takim ishte pjesëmarrja e disa deputetëve që deri më sot nuk kishin marrë pjesë në mbledhje si Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj apo Helidon Bushati
Deputetët që kanë konfirmuar mos ndryshimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, duke rikonfirmuar Enkelejd Alibeajn në krye të grupit:
1. Merita Bakiu
2. Salaudini Jakupllari
3. Andia Ulliri
4. Enkelejd Alibeaj
5. Jorida Tabaku
6. Gazment Bardhi
7. Flutura Açka
8. Helidon Bushati
9. Ferdinand Xhaferri
10. Eralda Bano
11. Saimir Korreshi
12. Dashnor Sula
13. Lefter Geshtenja
14. Agron Gjekmarkaj
15. Zheni Gjergji
16. Kastriot Piroli
17. Dhurata Cupi
18. Bledion Nallbati
19. Ramadan Likaj
20. Ilda Dhori
21. Kreshnik Collaku
22. Orjola Pampuri
23. Flamur Hoxha
24. Arbi Agalliu
25. Emilja Koliqi
26. Alfred Rushaj
27. Fatjon Veizaj
28. Lulzim Basha
Nuk kanë shprehur qëndrim për shkak se nuk kanë qenë dje në mbledhje deputetët:
1. Tomor Alizoti
2. Grida Duma
3. Ervin Salianji
4. Zef Hila
5. Greta Bardeli
6. Lindita Metaliaj
7. Xhelal Mziu/abcnews
g.kosovari