Kryeministri Edi Rama është shprehur me kritika ndaj BE-së, teksa i kërkon që të jetë më e hapur dhe më gjithëpërfshirëse ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor
Gjatë fjalës së tij në forumin strategjik të “Bled-it” në Slloveni, Rama tha se kur Shqipëria kërkonte vaksina kundër koronavirusit, iu drejtua Turqisë.
Sipas kreut të qeverisë, nëse nuk do të ishte për ndihmën e Presidentit Erdogan, Shqipëria do të kishte më shumë fatalitete.
“Ne s’jemi BE, por jemi E! Jemi të rrethuar nga kufijtë e BE, be me aq sa di unë, dhe nuk është se jam shumë i ditur përgjithësisht se jam artist, sepse frymëzimi ushqehet nga padija mendoj, kështu që them se be është realiteti i parë gjeografik me një kufij të jashtëm dhe të brendshëm, brenda kufirit të brendshëm është E, jo B, pra jemi ne.
Të gjithë e dinë që jemi kështu, por në të njëjtën kohë kur kemi probleme mbetemi më vete, shpresoj kjo të ndryshojë. Shpresoj dhe dëshiroj që BE të jetë shumë më i hapur, të krijojë hapësirë më gjithëpërfshirëse kur vjen fjala për dramat, ata nuk mund ta bëjnë dot më… ajo çfarë bënë gjatë pandemisë, vaksinat shpërndaheshin kudo, dhe nuk thanë as merrni disa vaksina për infermierët tanë.
Në çdo fjalim ju thoni le të ndihmojë që Ballkani të jetë me ne dhe të mos ketë ndërhyrje nga të tretë, por për vaksinat Serbia iu drejtua Kinës dhe Rusisë, ne vrapuam drejt Turqisë, po të mos ishte Erdogan do kishim më shumë fatalitete ky është realiteti, shpresoj që Europa të nxjerrë mësimet e veta”, tha Rama.
/e.d