• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk është ashtu siç duket!

by Bajram Peçi
29/08/2022 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Këto ditë fund-gushti, kur “do ta shihni”, siç na kërcënon I. M tre herë në ditë në të katër TV-të e mediat e mikut bejlliu, është shfaqur pasiguria e dukurive: është apo nuk është kështu siç duket?

Ndërsa shtiret sikur i ka bërë kombit shërbime te vyera, shkon jetën me ëndrra të pëlqyera dhe ka frikë të zgjohet, se rron në botën e tij. Truri i ëndërronjësit I.M ska turp se ndodhet i rrethuar nga një varg problemesh, nga të cilat do ta kete të vështirë se del pa u lagur. Nuk është ashtu siç duket-u thotë dhe u bën thirrje “të ndershmëve”, që të mblidhen rrotull tij, ku i presin shokë “armësh”, të ushqyer e të veshur mirë, pasi e përdhosën dhe shkelën Shqipërinë sa mundën!

Spiunët e këtij muaji u dukën dhe u quajtën blogeristë ose anasjelltas, blogeristët u quajtën spiunë. Një spiune ruse (e vërtetë tashmë), Olga Kolobova, pasi joshi si Mari Adela një dyzinë syresh bukuroshësh të shtabit të NATO-s në Napoli për t’i bërë vizita “kortezie” në shtëpi, u zbulua se nuk ishte shitëse bizhuterish të shtrenjta, siç shfaqej, por një agjente e kualifikuar për të zbuluar të dhënat e aleancës në lidhje me Kosovën.

Një zbulim tjetër habiti ish banorët e Shtëpisë së Bardhë se një vajzë që paraqitej e dukej si Rothschild, dyshohet seriozisht se paska qenë një agjente e Rusisë.

Më tej, publikut “të ndershëm” i kërkohet të besojë se ata të SPAK-ut nuk quhen prokurorë, por spurdhjak e karagjoza; se partia e familjes do ketë synim jo integrimin, si deri tani, por diçka që duket më joshëse, më të madhe se integrimi, lirinë e shqiptarëve nga spurdhjakët.

Ju ndërmendet lexonjës i nderuar se si mediat tona ju ngjitën këto javë si sëmundje lajmeve për kryeministren e “shthurrur” të Finlandës. Duket në sipërfaqe si një shqetësim i shoqërisë që kjo grua i lejon vetes te ndotë postin e lartë me sjellje të pahijshme, me kërcime seksuale joshëse, nën efektet e konsumit të drogës, etj. Mirëpo është e pranishme një gazetare nga një tjetër media që dyshon se disa media paguhen nga agjencia ruse e inteligjencës, GRU-ja, për shpërndarjen e amplifikimin e stisjee keqdashëse të blogerave rusë ndaj kryeministres e shumë lajmeve të tjera që përcjellin te viktimat. Finlanda në NATO, me kërkesë të kryeministres Sanna Marine, kundërshtuar rreptë nga Rusia?! Më e pakta që mund t’i stisin në sulmet e përgojimit, janë këto mediat që llapin, nxisin opinione e shpërndajnë parreshtur agresivitet!

Duket sikur mediat jetojnë me dhjamin e tyre, por disave u duket (dhe afrojnë dëshmi) se gazetarë të veçantë figurojnë në listat e Shërbimit Informativ Kombëtar të Greqisë (EYP). Rusët tani paskan filluar, por fqinjët tanë të dashur me sa duket kanë vite që e ushtrojnë këtë praktikë. Kështu duket, por nuk është ashtu siç duket (?)!

E për ta mbyllur me stinën e begatë të dukurive ndryshe, sjellim qershinë mbi tortë: Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri thotë se ish-presidenti Ilir Meta e ka patur mbiemrin Metaj. Nuk është puna e “J”-së fundore, por çështja është se ky Iliri me “J” në fund, duket se qënka ish-presidenti, që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit në kohën e komunizmit. Dosja duket se kështu është, por I.M-ja thotë se nuk është ashtu siç duket!

Vjen nga seneka një thënje e bukur për kohën e humbur: “humbja më e turpshme është ajo që vjen nga pakujdesia jonë”. Vetëm një tru u sëmurë ska zotësinë të kuptojë se koha e tij ka mbaruar.

Next Post
Slloveni/ Rama: Kemi buxhet më të limituar se Cristiano Ronaldo. Shpresoj që BE të mos bëjë gabimin e turpshëm si në kohën e pandemisë

Slloveni/ Rama: Kemi buxhet më të limituar se Cristiano Ronaldo. Shpresoj që BE të mos bëjë gabimin e turpshëm si në kohën e pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lajme të mira për dashurinë”, Horoskopi për ditën e sotme, 23 prill 2024

Horoskopi / Surpriza, vendime të fshehta dhe emocione që ndryshojnë rrjedhën e jetës

December 30, 2025
Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

December 30, 2025
Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

December 30, 2025
“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

December 30, 2025
Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

December 30, 2025
“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

December 30, 2025
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

December 30, 2025
Goditi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Gjermani 60-vjeçari shqiptar

December 30, 2025
12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

December 30, 2025
A do i njohë PD zgjedhjet? Kaso: Duke parë duke bërë, duhet të presim të gjitha hallkat

“Opozita nuk prodhon asnjë ide”/ Mahmutaj: Nëse mbahen zgjedhje, Rama merr 10 deputetë më shumë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com