Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një konferencë për mediet, ku ka denoncuar aktet korruptive të qeverisë shqiptare.
Teksa thotë se shqiptarët po largohen nga vendi, pasi drejtësia në vendin tonë ka humbur. Meta thotë se drejtësia shqiptare është kapur prej fyti nga kryeministri, Edi Rama.
Ilir Meta ka paralajmëruar politikën se në ditët në vijim do të publikohen skandale edhe më të rënda.
“Nuk është faji im që nuk i besoj drejtësisë shqiptare. Ajo është kapur prej fyti nga Rama. Që nga zgjedhja e kryeprpkurores me 60 vota. Jemi përpjekur ti japim drejtësisë kurajo që të dalë nga kthetrat e Edi Ramës. Drejtësia do përplaset me këtë dhunues të shtetit ligjor, që po bën një korrupsion të hapur, shpërdoron detyrën.
Drejtësi ka pasur dhe do ketë në çdo kohë. Kush dëshiron të bëhet pjesë e drejtësie që po vjen është i mirëpritur të bëjë punën e tij,” tha Meta.
g.kosovari