Vret gruan e shokut pasi ai i kishte borxhe.
Një 36-vjeçare, emigrante nga Bangladeshi është masakruar nga një bashkatdhetar i saj, 37 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Qipselit, Greqi.
Autori i krimit ka pasur mosmarrëveshje financiare me partnerin e viktimës dhe gruan e tij e kishte parë rastësisht në rrugë.
Sapo ajo kaloi në rrugën Tenedou, 37-vjeçari e ndaloi dhe i kërkoi që t’i jepte paratë që i detyrohej bashkëshorti i saj.
Vajza është shprehur se nuk e njihte dhe nuk e kishte idenë se për çfarë po fliste, por ai e kishte qëlluar duke e lënë të mbuluar në gjak.
Pas ngjarjes autori e hodhi armën në koshin e plehrave dhe u arratis, por u arrestua më vonë.
Vajza u dërgua në spital nga kalimtarë të rastësishëm, por ndërroi jetë pak orë më vonë.
/a.r