Gjatë ceremonisë për nderimin e kampionit Florian Marku, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Floriani mund të kishte zgjedhur çdo arenë, në çdo vend të botës, por zgjodhi Shqipërinë dhe Tiranën për të triumfuar. Kryebashkiaku tha se pas një fitoreje të madhe, ka shumë punë, mund dhe djersë.
“Sot jam shumë i lumtur për suksesin e vëllait tonë, Flor Markut. Një histori e jashtëzakonshme, nga ato historitë që fantazia ndoshta nuk e përshkruan dot, por realiteti ndonjëherë tejkalon edhe fantazinë. Pas fytyrës se tij nuk është vetëm fati, por ka shumë mund dhe djersë e shumë punë.(…) Jemi shumë krenar për ty dhe sa të kemi fuqi, qeveria po po, por edhe ne bashkitë do sigurohemi që ajo shprehja që shqiptari s’ta fal suksesin nuk është e vërtetë, ne falim, inkurajojmë, sot brohorasim dhe jemi shumë krenarë për ty.”, u shpreh Veliaj.
g.kosovari