Deputeti socialist i qarkut të Lezhës, “kaubojsi” Eduart Ndocaj tha nga Mirdita se Kryeministri Rama nuk duhet të ketë frikë nga gara për drejtuesin e PS. I pyetur nga gazetarët Ndocaj theksoi se nëse Rama është i sigurt në fitoren e tij atëherë ai nuk duhet t’i trembet garës apo konkuruesve për postin në PS.
“Akoma nuk ka nje qendrim zyrtar ne lidhje me kete ceshtje per sa kohe nuk jane shprehur forumet drejtuese te Partise. Rama nese mendon se fiton nuk duhet te kete frike nga zgjedhjet. Ai duhet te hyj ne gare i barabarte dhe te fitoje kush eshte me i miri”- tha Ndocaj.
Debatet për mbajtjen e zgjehdjeve të kreut të PS në kongresin e 19 marsit janë tashmë në fokus të diskutimeve, të paktën për ata persona brenda partisë së majtë, të cilët kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve. Njëri syresh është dhe deputeti socialist Ben Blushi i cili ka shpallur tashmë kandidaturën e tij për kreun e PS-së.