Agron Metushi që u vra në orët e para të mëngjesit në Vaun e Dejës dhe i dyshuari për vrasjen, Alfons Palushani njiheshin me njëri tjetrin.
Mësohet se viktima ishte tregtar në zonën e Shelqetit.
Përpara ngjarjes, ata kanë qenë së bashku duke pirë alkool deri në 3 të mëngjesit në kafenenë e fshatit ku kanë debatuar me njëri tjetrin.
Autori, banor i zonës ka marrë armën pranë lokalit në banesën e tij dhe ka qëlluar në oborrin e lokalit duke e lënë të vdekur Agron Metushin.
/a.r