Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me një pakete të dytë mbështetëse për qytetarët pas rritjes së çmimeve.
Ministrja tha se paketa do të përfshijë masat e marra deri më tani, qoftë për mbështetjen e bizneseve ashtu edhe te familjeve.
‘Ne do te vazhdojmë të kemi një politikë mbështetëse për familjet në nevojë. Ne kemi bëre një akt normativ për të gjitha masat që do të marrim. Paketa përfshin masat e marra deri më tani qoftë për mbështetjen e bizneseve ashtu edhe te familjeve. Paketa e dytë do bëhet publike në shtator, dhe do jetë pothuajse e njëjtë me paketën e parë. Ka pasur ngadalësim të investimeve këtë vit prandaj ne morëm përsipër një pjesë së kostove të ndërtuesve të kontratave publike. Detajimi i paketës së dytë do të bëhet me VKM dhe do të përfshijë muajit në vijim.’- tha Ibrahimaj.
g.kosovari
Kush të ka vënë ministre ty,moj e paditur? Kush qe ajo gojë që dha emrin tënd? I more më qafë shtresat në nevojë.Të ardhurat për 6 mujorin e pare janë 6 fish më të larta se të një viti më parë.Ku i çoni paratë e shqiptarëve? Për të mbështetur bizneset,apo për të mbështetur popullin që vuan? Jep dorëheqjen dhe kërkoni falje shqiptarëve kur thua se me pensionin 12.000 lekë nuk je i varfër? Ke turp t’i? Shani Enver Hoxhën.Ai ndërtoi shtet social,ku hanin bukë të gjitha shtresat shoqërore.Kurse 12.000 lekë moj… Ty s’të dalin për make up e një ditë…E paditur.Kargohu dhe studio…