Kohët e fundit, Gerard Pique është bërë një personazh i rregullt në shtypin rozë (të thashethemeve). Nëse marrëdhënia e tij me Shakirën tashmë e bëri atë të ishte “kryefjalë” për mbi dhjetë vite, mbrojtësi i Barcelonës është vënë në “syrin e ciklonit” që kur u publikua lajmi më 4 qershor, pas disa javësh të rrënuara nga thashethemet, për ndarjen e tyre.
Që nga ajo kohë, informacionet për ish-partneren, yllin e pop-it Shakira, dhe mosmarrëveshjet e tyre, të fokusuara në të ardhmen e fëmijëve Sasha dhe Milan, kanë ndodhur pa mundur të përcaktohet se në çfarë mase kemi spekulime dhe të vërteta.
Por ajo që Pique nuk mund ta mohojë më është diçka e konfirmuar tashmë me foto. Ai është zhytur në një lidhje të re. Mbrojtësi qendror i Barcelonës, sipas shtypit anglez, aktualisht po shijon lidhjen me një vajzë të re të quajtur Clara Chía, me të cilën është fotografuar dhe nuk fshihet më.
Dëshmi për këtë janë pamjet që programi “Socialité” transmetoi ekskluzivisht, disa foto në të cilat shihej sesi katalanasi puthte në faqe partneren e tij në një mbrëmje idilike në Summerfest Cerdanya (Puigcerdà). Por këtë të diel, programi ka shkuar më tej duke publikuar videon në të cilën çifti i ka dhënë dorë të lirë pasionit dhe ka treguar një afinitet të dukshëm.
Po kështu, sipas “Telecinco”, fotot e publikuara nuk i kanë pëlqyer fare Shakirës. Kjo ndodh, gjithmonë sipas “Socialité”, që kishte pasur akses tek një i besuar i familjes së artistes, kolumbianja është “shumë e zemëruar duke parë babain e fëmijëve të saj me të dashurën e re në publik”.
Flitet se të dy kishin një pakt të heshtur hipotetik, sipas të cilit asnjëri nuk mundën të shfaqeshin në publik me partnerët e rinj gjatë vitit të parë pas ndarjes. Pique e theu këtë pakt, duke e irrituar edhe më tej yllin e pop-it, e cila kërkon “t’i qërojë hesapet” me tradhtarin Pique në gjyq tashmë, duke i marrë dy fëmijët.
#EXCLUSIVA | El vídeo del primer beso en público de Gerard Piqué y su nueva novia, Clara Chía #Socialité591 https://t.co/sJ8jfbMfPA
— Telecinco (@telecincoes) August 21, 2022