Demokratët i kanë dhënë jetë një gare të fortë në Iowa, ku Hillari Clinton dhe Berni Sanders duket se ndodhen të ndarë nga një grusht votash, 49.8 me 49.6% në favor të Clinton.
Tani gara kalon në shtetin e New Hampshire, ku Sanders ka rreth 15% avantazh mbi ish-sekretaren e shtetit, e cila përballet me skandalin e emaileve, që po ndiqet nga FBI. Duhet thënë se Sanders mundi të ngrihet në përqindje, ndërkohë qëkur hyri në fushatë kishte më pak se 3% të preferencave.