Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Burrel, ku një 50-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë.
Rreth orës 14.30, në qytetin e Burrelit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i apartamentit ku jetonte, shtetasja Z.A, 50 vjeçe dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
/e.d