Pezullohet nga detyra Anisa Kostani, me detyrë nënkomisare e krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.
Masa ndaj polices “seksi” të Elbasanit erdhi për shkelje etike pasi Anisa Kostani oërmes një postimi në rrjetet sociale shpërtheu në fyerje ndaj gazetarëve të cilët sipas saj po mundoheshin të njollosnin punën e policisë.
Nënkomisarja Kostani rezulton të ketë shkelur nenin 116 të rregullores së policisë.
Qëndrimet e forta të polices nga Elbasani ndaj gazetareve erdhën pak orë pas ngjarjes së rëncë që tronditi qytetin ku Madrity Ulqinaku u qëllua për vekje me silenciator sapo ishte ngritur nga një lokal në bulevardin kryesor të Elbasanit.
Anisa Kostani u bë e njohur disa muaj në media jo vetëm për bukurine dhe linjat e saj seksi por më së shumti sepse ndau me publikun dashurine për gjarperinjte me të cilën ndante pjesën më të madhe të kohës se saj të lirë.
/a.r