Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, duke përdorur mjete të forta. Policia bën të ditur se në konflikt janë përfshirë Alban Bibaj dhe Aleksandër Lulaj. Këta persona kanë qëlluar njëri-tjetrin duke shkaktuar plagë të shumta.
Nuk dihet ende arsyeja se përse Bibaj e Lulaj plagosën njëri tjetrin. Të arrestuarit do të akuzohen për veprën penale ‘plagosje e rëndë’.
Si pasojë dëmtimeve të marra, të dy shtetasit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/e.d