Rikthimi i takimeve të nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi, pas ndërprerjes 1-vjeçare, dhuroi momente qe u komentuan gjerësisht ne rrjetet sociale. Sasia e madhe e pijeve të markës Coca Cola dhe e hamburgerëve në tryezën e negociatave mes palëve tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.
“Dialog fals me pije false”, “BE duhet të hapë një zinxhir fast fudi” ishin ndër komentet që vërshuan menjëherë në rrjete sociale duke shoqëruar postimet dhe me imazhe të takimit.
Bashkimi Europian duket se ishte i papërgatitur për këtë rikthim të dialogut, pasi kishte lënë pa përditësuar të dhënat për liderët. Shërbimi audiovizual “EBS” në njoftimet për transmetimet e drejtpërdrejta, Albin Kurtin, e emërtoi si lider të opozitës në Kosovë.
Sakaq, mediat e Serbisë kanë komentuar gjuhën e trupit të pjesëmarrësve. “Kurti i qetë dhe i buzëqeshur, ndërsa Vuçiç si në funeral”, ishte titulli i medias Klix.
/a.r