Makina e një 40-vjeçari shqiptar ka rënë pre e një sulmi zjarrvënës dy herë në Patisia të Greqisë.
Mediat vendase raportojnë se makinës i është vendosur flakka dy herë nga autorët, teksa fillimisht në datën 12 gusht, në orën 01:40, persona të panjohur i janë afruar makinës dhe i kanë vënë flakën, duke i shkaktuar dëme në pjesën e përparme. Policia gjeti në vendngjarje shishe butani dhe mbetje plastike.
Ndërkohë, rasti i dytë u regjistrua në orën 03:05 të mëngjesit, të datës 13 gusht, kur persona të panjohur i janë afruar makinës së shtetasit me inicialet N.E., dhe i kanë vënë flakën duke e shkatërruar plotësisht. Në vendngjarje kanë shkuar punonjës të repartit të neutralizimit të mjeteve ndezëse ku kanë gjetur dy shishe butani të dëmtuara dhe mbetjet e një ene plastike.
Tashmë oficerët e sigurimit të Patisias, po hetojnë për “llogaritë” e hapura të konflikteve që mund të ketë 40-vjeçari për të arritur në gjurmët e autorëve.
/e.d