Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar me përfaqësuesen e ambasadës britanike në vendin tonë Christiane Hohmann.
Kim shprehet se mezi presin të punojnë me ekipin e BE për të mbështetur përpjekjet e qeverisë shqiptare për zbatimin e reformës në Drejtësi.
“E lumtur të takoja ambasadoren e BE në Shqipëri Christiane Hohmann. SHBA është i lumtur për nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE.
Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së, për të mbështetur përpjekjet e qytetarëve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, shkruan Kim.
/e.d