• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisin përgatitjet për ‘Sunny Hill’/ Veliaj: Eventi më i madh kulturor, të ardhura ekonomike të jashtëzakonshme

by
15/08/2022 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës kanë nisur përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës të ftuar nga Dua Lipa në 3 ditët e Sunny Hill Festival Tirana 2022. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të hapësirës ku do të zhvillohet festivali, u shpreh i bindur se ashtu siç u menaxhua ndeshja e finales së Konferencë Ligës, me të njëjtin sukses Tirana do të presë dhe festivalin e Dua Lipës.

“Po fillojmë përgatitjet për të pritur ndoshta aktivitetin më të madh kulturor në vitin që Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë. Dua Lipa dhe gjithë grupi i ‘Sunny Hill Festival’ do të transferohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të kemi një edicion të Tiranës në datat 26 – 29 gusht. I gjithë fundi i gushtit do të jetë plot me muzikë dhe ndërkohë tashmë ka dhe aktivitete të tjera”, informoi Veliaj.

Sipas Veliajt, Sunny Hill Festival është një nga eventet më të mëdha kulturore.

“Është një mënyrë se si sjell të rinjtë afër, jo vetëm të rinjtë e Kosovës e Shqipërisë apo shqiptarët e rinj kudo që janë, por edhe shumë të tjerë që do vijnë nga Italia, Greqia dhe i gjithë Ballkani. Mezi pres që ne të kemi një histori suksesi në Tiranë, edhe në menaxhimin e një eventi kaq të madh, ashtu siç patëm një histori suksesi me menaxhimin e ndeshjes UEFA Conference League,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se zona në të cilën po punohet për skenën është pikërisht territori që u çlirua nga kioskat e ndërtimet pa leje në mes të parkut të gjelbëruar të Tiranës.

“Për të gjithë ata që duan të orientohen, hapësira që do të përdoret është te pjesa e farit dhe fushave të kalçetos që është përballë pjesës së vjetër të liqenit. Bëhet fjalë për pjesën e re që u lirua nga ndërtimet pa leje nga administrata jonë dhe që është mbjellë, gjelbëruar. Gjithashtu kjo hapësira ka korsi biçikletash, vrapimi dhe ecjeje”, vijoi Veliaj.

Sipas tij, ky ambient ka gjithashtu elementë bazë për të pasur një festival të këtyre përmasave, siç janë aksesi në energji elektrike, internet dhe kanalizime. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se festivali “Sunny Hill Festival” është një test i madh për Tiranën.

“Unë jam i sigurt që këtë test do e kalojmë të gjithë bashkë. Çunat e gocat e Tiranës janë super të emancipuar, kështu që do ta kalojmë me shumë sukses. Deri tani, jam super i kënaqur dhe besoj që qyteti do të fitojë edhe të ardhura ekonomike të jashtëzakonshme. Kush vjen dhe rri 3-4 ditë në Tiranë, paguan hotelin, vaktet, konsumon nëpër dyqane, shkëmben me qytetin dhe unë besoj fort që duhet të shohim edhe aspektin ekonomik,” tha ai.

Veliaj solli në vëmendjen përfitimin ekonomik që i kanë ardhur Tiranës gjatë gjithë këtij viti me 1000 aktivitete për të rinjtë, teksa nuk la pa ironizuar ish-Presidentin Meta.

“Kryeqyteti Europian i Rinisë i ka sjellë Tiranës rreth 1000 aktivitete. Secili prej tyre ka prodhuar ekonomi në të gjithë fushën e shërbimeve të qytetit, i ka rritur reputacionin Tiranës dhe duam të vijojmë kështu. E di që ka “çuna pazari” që e ngatërrojnë Tiranën me Kabulin. Atyre s’kemi ç’u bëjmë se kush do të shohë zi e më zi, zi do e shohë. Kush do të shohë pozitivisht dhe të shikojë si është transformuar ky qytet ndër vite, sigurisht ka mundësinë ta shohë. Besoj që ditët më të mira i kemi përpara” deklaroi kryebashkiaku. Ai informoi se Tirana ka aplikuar gjithashtu të jetë Kryeqyteti Europian i Sportit për 2023. Sipas tij, kjo do të thotë që kemi një shans fantastik që të prodhojmë po aq shumë energji, reputacion dhe aktivitete për Tiranën në fushën e sportit, siç po bëhet për rininë.

Stafi organizator i “Sunny Hill Festival” ka konfirmuar emrat e parë që do të jenë në Tiranë: reperi i famshëm italian mjaft i pëlqyer edhe në Shqipëri, Fedez, këngëtarët e dashur për publikun shqiptar Dren Abazi dhe Elgit Doda, këngëtarja Dafina Zeqiri, DJ Regard , Dj Merk & Kremont, DJ Drop G dhe Tananai.

/e.d

Next Post
Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi i parë që miraton vaksinën për Omicron

Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi i parë që miraton vaksinën për Omicron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com