Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se Kurti për 175 ditë “ka provokuar konflikt të armatosur”.
Reagimi erdhi pas kritikave të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, ku unioni i kërkoi këtyre të fundit të ulin tonet.
“Plot 175 ditë Albin Kurti provokon konflikt të armatosur me serbët dhe atë në një vit që do të mbahet në mend si viti në të cilin Kurti po atyre serbëve në Kosovë ua privoi të drejtat themelore njerëzore duke i ndaluar të votojnë. Përveç një deklarate të kotë me shkrim, BE-ja nuk bëri absolutisht asgjë për këtë”, u shpreh Bërnabiç.
Kryeministrja serbe u shpreh se dhe vetë BE duhet të shohë pjesën e vet të fajit kur vjen fjala te pozicioni ku ndodhen sot dy vendet.
/a.r