Ilir Meta për të disatën ditë me radhë ka dalë në ekran duke sqaruar projektet e Partisë së tij.
Pasi prezantoi Edmond Haxhinston si koordinator të Programit Politik, Meta tha se synon të krijohet ligji për referendumet.
Sipas tij, zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen para kohe falë një referendum që do të bëjë ai.
“Referendumi do të jetë shpata e Demokleut. Do të përafrojë zgjedhjet e përgjithshme dhe do të sjellë në qeverisje një shumicë të hekurt” – tha ai.
/a.r