Pasioni për futbollin në Milano nuk shuhet kurrë. Inter dhe Milan që janë kampionët e dy sezoneve të fundit, duke rivalizuar me njëri-tjetrin kanë shtuar interesin e tifozëve.
Zikaltërit janë të parët për abonetë e shituara këtë sezon, 41 mijë, më shumë se gjysma e kapacitetit në San Siro. Kuqezinjtë janë aty pranë 40,500 besnikë në çdo ndeshje tregojnë se spektatorët po kthehen në stadiume.
Edhe te Roma entuziazmi është rritur pas triumfit në Conference League më 25 Maj në Tiranë. 36 mijë abonime janë shitur deri më tani. Lazio numëron më shumë se 21 mijë.
Dhe mbi 20 mijë kanë Fiorentina dhe Juventus. Në këtë klasifikim befason Leçe që me rikthimin në Serie A ka bindur gati 19,750 tifozë të prenotojnë biletat për gjithë sezonin në shtëpi.
Të dhëna të ulëta ka Napoli pavarësisht kapacitetit rreth 55 mijë vendësh të stadiumit Diego Armando Maradona. Vetëm 5 mijë kanë zgjedhur të abonohen.
/a.r