Qyteti japonez, Hiroshima, shënon sot 77-vjetorin e sulmit të parë me bombë atomike në botë.
Me rastin e përvjetorit të sulmit në Hiroshima, Sekretari I Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe zyrtarë të tjerë kanë alarmin për një shpërthim të ri armësh dhe bombash, pas hyrjes së ushtrisë ruse në Ukarinë.
Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt dhe menjëherë pas kësaj, Vladimir Putin ngriti mundësinë e një sulmi bërthamor.
Për shkak të armiqësive, shqetësimi për sigurinë e termocentraleve bërthamore të Ukrainës është intensifikuar gjithashtu.
Mijëra njerëz mbushën plotë ‘ Parkun e Paqes ‘ në Hiroshima për të përkujtuar rreth 140,000 viktimat e bombardimeve pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kjo është hera e dytë që sekretari i përgjithshëm i OKB-së mori pjesë në ngjarjet e përvjetorit.
“Armët bërthamore janë të pakuptimta. Ata nuk garantojnë asnjë siguri, vetëm vdekje dhe shkatërrim”, theksoi Guterres. Pas tre çerek shekulli, duhet të pyesim veten se çfarë mësuam nga kërpudha që u ngrit në qiellin e këtij qyteti në vitin 1945”, shtoi ai.
Antonio Guterres shmangu referimin e drejtpërdrejtë të Rusisë, e cila e quan pushtimin e Ukrainës një “operacion special ushtarak”.
Kryebashkiaku i Hiroshimës, Kazumi Matsui, i cili këtë vit nuk e ftoi ambasadorin rus në Japoni në këtë ngjarje, u tregua më i ashpër në fjalimin e tij dhe kritikoi sulmin ushtarak ndaj Ukrainës.
“Duke pushtuar Ukrainën, presidenti rus, i cili u zgjodh për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve të tij, po i përdor ato si mjete lufte, duke marrë jetën dhe mjetet e jetesës së civilëve në një vend tjetër”, tha Matsui.
Rreth 140,000 persona janë vrarë kur Shtetet e Bashkuara kanë hedhur një bombë të vetme atomike në Hiroshima, në orët e para të mëngjesit të 6 gushtit, më 1945.
Tri ditë më vonë, bomba e dytë atomike është hedhur në qytetin Nagasaki, duke lënë të vdekur 70,000 persona.
Për pasojë, Japonia është dorëzuar më 15 gusht.
g.kosovari