Është mbyllur pas një orë e 45 minuta protesta e shoqërisë civile e mbajtur në Tiranë, për vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdia.
Protestuesit kanë thënë se do të rikthehen sërish në protestë të hënën në orën 19:00, ku do të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama nëse nuk japin dorëheqjen ministrat Mirela Kumbaro dhe Bledi Çuçi, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano.
“Në orën 7 do të jemi prapë këtu të hënën. Daç kryeministri të japë dorëheqjen, daç t’i lirojë ata nga detyra.
Nuk do të shkojmë te Drejtoria e policisë pasi Gledis Nano është brenda Kryeministrisë. Ju mendoni se Rama do të ishte në zyrë dhe këtu nuk do të kishte policë. Sa herë ka protestë ai ikën nga zyra”, tha Goxhaj.
/e.d