Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rrogozhinë- Elbasan pranë zonës së quajtur “Bishti i Zhurit”.
Raportohet se një makinë tip Benz Mercedes me targa shqiptare ka shkaktuar aksidentin teksa është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë.
Informacionet e para bëjnë të ditur se brenda automjeteit ndodhet një person, i cili ka humbur jetën për shkak të përplasjes së fortë.
Kujtojmë se Bishti i Zhurit është një segment tepër i rrezikshëm që ka marrë shumë jetë në aksidente automobilistike.
/a.r