Një fëmijë shqiptar, vetëm 2 vjeç, ra nga kati i tretë i një pallati në periferi të provincës së Monzës në Itali. I vogli ishte lënë nga prindërit nën kujdesin e gjyshit pasi shkonin të punonin.
Fëmija, pasi është zgjuar, është ngjitur në një karrige pranë dritares. 2-vjeçari është zvarritur derisa ka rënë nga dritarja.
Ai ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Sipas asaj që shkruajnë mediat, fqinjët janë zgjuar nga të qarat e gjyshit. Sapo kuptoi që nipi kishte rënë nga lartësia, ai ka zbritur në katin e parë dhe ka kërkuar ndihmë.
Mësohet se gjendja e të voglit është shumë e rëndë. Ai është në luftë me jetën. Mësohet se në gjendje shoku ndodhen edhe prindërit bashkë me gjyshin e fëmijës.
Sipas raportimeve të para, ngjarja mendohet të ketë ndodhur në një moment shpërqendrimi të gjyshit. Kur ndodhi incidenti ai ka qenë në kuzhinë.
/a.r