Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku një skaf i drejtuar nga oficeri Arjan Tase, përplasi për vdekje vajzën 7-vjeçare të familjes Avdija e cila ndodhej për pushime në det.
Në reagimin e tij në twitter, Rama shkruan se është rrëqethëse dhe nuk ka fjalë ngushëlluese për familjen që humbi vajzën pasi u përplas nga skafi në det.
Ndërkohë që thekson se autori të marrë dënimin maksimal nga drejtësia, ndërsa shton se Policia e Shtetit duhet të nxjerrë mësime nga kjo ngjarje.
Postimi i Ramës:
Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!
/e.d
Kryrminister vrases,qeveri vrasese edhe te miturve,pasardhese e qeverise kriminelit salishpella qe vrau kater veta ne mes te bulevardit,diten per diell. Qeveri qe per 5 vjet zgjodhi nje president kriminel. Kryeminister dhe qeveri qe duhet te hetohen per krime te tmerrshme ndaj popullit,te moshuarve dhe femijve e te miturve. Qeveri e kryeminister qe mban dy qen te lidhur me zinxhire(Salishpella@likebanditin)per te ruajtur pushtetin dhe pasurine e vjedhur dhe te grabitur. Si mund te kesh fjetur mbreme o kryerilindas,apo shkarkove 15 polic te tjere per tu dhene funksione me te larta. Neveri e papershkruar,dhimbje qe kurre nuk do te pushim. Pse beni hije mbi dhè ende o te pafytyre,dilenxhinj,kriminela te popullit tuaj.