Kina lëshoi ditën e djeshme një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vizitës së paralajmëruar të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Tajvan.
Duket se këto kërcënime nuk kanë qenë boshe, teksa ditën e sotme janë publikuar disa video, ku duken një sërë tankesh të ushtrisë kineze, që rreshtohen në plazhin përballë ishullit.
Pamjet rrëqethëse të shpërndara në rrjetin social kinez Weibo duket se tregojnë tanke amfibe në brigjet e Fujian, përgjatë ngushticës së Tajvanit, e po ashtu një sërë pajisjesh ushtarake që po zhvendosen në qytetin Xiamen, paranë kufirit mes dy shteteve.
Ndërkohë, pritet që avioni i Pelosit të mbërrijë në Taipei, pasi la disa orë më parë kryeqytetit e Majlazisë pas një ndalese të shkurtër.
Pekini më herët paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të ‘paguajnë me çmim të shtrenjtë’ nëse Pelosi viziton Tajvanin, ndërsa ministri i jashtëm kinez Wang Yi tha të martën se ata politikanë amerikanë që ‘luajnë me zjarrin’ për çështjen e Tajvanit ‘nuk do të kenë fund të mirë’.
Moska gjithashtu peshoi dhe akuzoi SHBA-në për ‘destabilizimin’ e botës duke lejuar Pelosin të udhëtojë në Tajvan, me zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov duke paralajmëruar se një vizitë e tillë do të ishte ‘jashtëzakonisht provokuese’.
Në rast të një sulmi ndaj Tajavanit nga Kina, kjo mund të çonte në nisjen e Luftës së Tretë Botërore./m.j