Modelja erotike Mia Khalifa ka qenë së fundmi në një turne pushimesh nëpër botë, por në etapën e fundit në Miami duket se gjërat morën një kthesë të mbrapshtë teksa ishte në det të hapur.
Ish pornostarja e kthyer në modele erotike e madje dhe komentatore e aktualitetit, tregon për eksperiencën interesante gjatë një udhëtimi me barkë në Miami.
29-vjeçarja e lindur në Liban, shpenzon shumicën e vitit në barka e jahte luksi në vende të ndryshme.
Por në postimin e djeshëm në rrjetet sociale ajo tregonte sesi barka e saj në Miami po ndiqej nga një tjetër barkë e mbushur me djem që bënin gjeste dhe lëshonin thirrje të dyshimta.
Në postimin e saj në Instagram, ajo shfaqte videon me barkën prapa saj ku rreth 10 djem qëndronin në majë të kuvertës duke shikuar drejt Khalifas.
Ajo tha se ndjehej pak e frikësuar por për fat të mirë nuk ndodhi asnjë e pakëndshme dhe më pas postonte vetëm fotot e vetes në bikini teksa barka e burrave të dyshimtë nuk dukej më gjëkundi.
Khalifa nuk ka treguar se cila do të jetë destinacioni i saj i radhës por deri tani ka qenë në Turqi, Caicos, Barcelona e Paris./m.j