Një 30-vjeçar nga Shqipëria ka rënë në prangat e policisë greke, pasi është kapur me lëndë narkotike.
Mediat lokale raportojnë se ai është arrestuar nga efektivët e Larisës, ndërsa kishte futur në çantën e shpinës 5 kilogramë hashash.
Sipas burimeve policore, 30-vjeçari ka tentuar të arratiset, por pa sukses.