Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit, Standard &Poor’s, ka rikonfirmuar për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe me perspektivë “të qëndrueshme” për muajin korrik.
Agjencia parashikon se rritja reale, pas një rikuperimi solid në vitin 2021 edhe pse do të ngadalësohet në vitin 2022 do të rimëkëmbet në vijim, kryesisht prej investimeve të larta, si dhe një kërkese të brendshme e të huaj më të fortë.
gjencia vlerëson se, në ndryshim nga vendet e tjera të rajonit, ekspozimi tregtar dhe financiar i Shqipërisë ndaj Rusisë dhe Ukrainës është i papërfillshëm, gjë që kufizon ndikimin e konfliktit në ekonomi. Raportin e Standard&Poor’s e ka përshëndetur edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
g.kosovari