Nikol Nelo, vajza e moderatores Alketa Vejsiu, u shfaq para pak kohësh në rrjetin social “Instagram” me profilin e saj personal. Ajo bëri bujë të madhe me daljen e saj të parë në rrjetet sociale, duke pasur parasysh se moderatorja ka preferuar gjithmonë ta mbajë familjen e saj larg syve të publikut.
Por vajza e saj u shëndërrua menjëherë në një yll Instagrami, duke numëruar shumë ndjekës. Madje së fundmi ajo ka zhvilluar edhe bisedën e saj të parë me miqtë e saj virtualë në rrjetin social.
Pjesa më e madhe e pyetjeve kishin lidhje sigurisht me nënën e saj, Alketa Vejsiun, e cila është një moderatore shumë e njohur në vendin tonë.
Ndryshe nga mamaja e saj, vajza e saj tregoi se nuk i pëlqen televizioni, megjithatë një e përbashkët mes tyre duket se është biznesi. Në intervistën e saj me ndjekësit, Nikol zbuloi këshillat dhe kritikat që ka marrë nga moderatorja dhe qëllimet që ka për të ardhmen.
Disa nga pyetjet:
Të pëlqen televizioni? Do të shohim edhe ty ndonjëherë në televizion?
Nuk është gjëja ime.
Sa ndikon në jetën tënde të jesh bija e një personi publik?
Aspak.
Çfarë mendon se do bësh dhe ku do jesh pas 5 vitesh?
Me shpresë deri atëherë të kem hapur një biznes timin.
Kujt i ke ngjarë më shumë edhe pse babin s’ta njohim?
Babit.
Cilat janë kritikat ose këshillat që të bën shpesh Alketa?
Bëji qerpikët me më pak volum. Dil më natyrale në foto. Mos e ul veten për njer, tregohu me edukatë dhe me mend në kokë.
Sa vjeç je?
Mbush 16 në janar.
Pse s’ke nxjerrë asnjë foto selfie me Alketën?
Moderatorja Alketa Vejsiu është ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Por ajo ka preferuar ta mbajë familjen sa më larg vëmendjes së publikut. Vetëm pak kohë më parë, në një intervistë dhënë për “Panorama Plus”, prezantuesja shprehej rreth arsyeve që kishte zgjedhur ta mbante hermetike jetën private. “Mendoj që nuk do ta bëj se gjërat e shtrenjta jam mësuar ti ruaj nga hienat dixhitale!”, tha ajo.
Aktualisht Nikol po studion në Angli, çfarë ka bërë që moderatorja ti kalojë ditët mes Londrës dhe Tiranës ku dhe vijon me angazhimet e saj në televizion.
g.kosovari