Partia Demokratike, ka dalë në mbrojtje të ish-Presidentit të republikës, pas deklaratave të sotme të Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, e cila tha se është informuar së fundmi ngas Autoriteti i Dosjeve, se ish-kreu i shtetit, ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.
Ka qenë fillimisht kreu i këshillit Kombëtar të Partisë demokratike, Edi Paloka, i cili në reagimin e tij thekson se sot akuzohet ish-kreu i shtetit nga një parti e cila e ka mbushur administratën me ish-kriminelë të Sigurimit të shteti.
Postimi i Palokës në Facebook:
Une nuk marre persiper as te mbroje , as te denoje , as te mohoje e as te pranoje dicka per te cilen nuk kam dijeni dhe asnje te dhene rreth te vertetes.
Per princip , jo sot, po kurdohere, kam refuzuar e refuzoje te besoje e te marre per te mireqene cdo akt qe mban mbi vete shenjen e Edvin Rames . Megjithate per sa permenda me lart, nuk do te merrem fare me aktin e tij te fundit, me akuzen e fundit ndaj Ilir Metes.
Mjafton per te me ngjallur neveri thjeshte fakti qe nje parti e cila thelbin e saj e ka tek Sigurimi i Shtetit ; nje parti qe edhe sot funksionon me format e Sigurimit te Shtetit ; nje parti qe sot drejtohet nga kelyshet e Sigurimit te Shtetit ; nje parti e cila sapo u rikthye ne pushtet anulloi ligjin e lustracionit te miratuar nga PD e qe ne keto vite , ne vazhdimesi , ka hedhur poshte cdo propozim te opozites per nje ligj tjeter lustracioni ; nje parti qe e mbushi drejtesine dhe administraten me kriminele te Sigurimit te Shtetit; partia qe ne fund te fundit ka ne krye sot te birin e atij qe firmoste varjen e poeteve e qe per mbi 15 vjet mbajti si numrin dy te tij dhe caktoi Kryetar Parlamenti ministrin e fundit te Sigurimit te Shtetit…sot papritur na “qenka tronditur” nga nje dosje qe i eshte servirur opinionit , po me format e Sigurimit te Shtetit.
Duhet te jesh komplet idiot qe te mos e kuptosh se perse i serviren opinionit pikerisht keto dite lajme te tilla . Po duhet te jesh edhe me idiot po besove se me keto manovra do arrish ti shpetosh fatit qe te pret…Edvin !
Ndërkohë që disa minuta më pas ka reaguar edhe Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili thekson se prej vitit 1996, Ilir Meta i është nënshtruar verifikimit të figurës dhe rezulton i papërfshirë në llogari të Sigurimit të Shtetit.
Sipas tij sulmi ndaj tij është një zhurmë politike i kurdisur nga zyrat e sigurimit.
Postimi i Nokës:
“Rilindja” në panik nga fuqizimi dhe bashkimi i Opozitës shqiptare
Rama dhe Rilindja kanë rënë në panik se po shohin ditë pas dite se Opozita i ka ikur nga pengmarrja dhe i kanë ngelur veç pak pengje. Ai po shikon se PD po ringrihet fuqishëm nga lidershipi i Berishës dhe se Ilir Meta po ringre pjesën tjetër të Opozitës. Opozita e vërtetë po bëhet gati ta rrëzojë armikun e shqiptarëve të ndershëm.
Pasi nuk la gjë pa sajuar e trilluar për Sali Berishën, çka i dha efektin e kundërt, tani i është kthyer pjesës tjetër të Opozitës, me shpresë se mbase në këtë rast trilli dhe shpifja do të japin efekt.
Ilir Meta është i vetmi politikan që ka ushtruar tre prej detyrave më madhore të shtetit shqiptar, ku në secilën prej tyre është zgjedhur me mbështetjen e gjerë të socialistëve dhe Edi Ramës.
Prej vitit 1996, Ilir Meta i është nënshtruar verifikimit të figurës dhe rezulton i papërfshirë në llogari të Sigurimit të Shtetit.
Sulmi ndaj ish Presidentit Meta është një zhurmë politike e kurdisur në zyrat e sigurimsave patronazhistë të Rilindjes, të cilët bashkë me Edi Ramën po turfullojnë nga sikleti i 7 korrikut dhe ajo që i pret përpara. Atake paniku nga opozita e vërtetë.
Ndërsa më herët ishte vetë kreu i PD, Sali Berisha i cili theksoi se dosja e Ilir Metës është e falsifikuar, duke hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij./m.j