• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasi doli Berisha, PD “barrikadë” në krah të Metës: S’është sigurims, sulmi ndaj tij për zhurmë politike. Duhet të jesh komplet idiot që…!

by Java News
27/07/2022 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike, ka dalë në mbrojtje të ish-Presidentit të republikës, pas deklaratave të sotme të Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, e cila tha se është informuar së fundmi ngas Autoriteti i Dosjeve, se ish-kreu i shtetit, ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.

Ka qenë fillimisht kreu i këshillit Kombëtar të Partisë demokratike, Edi Paloka, i cili në reagimin e tij thekson se sot akuzohet ish-kreu i shtetit nga një parti e cila e ka mbushur administratën me ish-kriminelë të Sigurimit të shteti.

Postimi i Palokës në Facebook:

Une nuk marre persiper as te mbroje , as te denoje , as te mohoje e as te pranoje dicka per te cilen nuk kam dijeni dhe asnje te dhene rreth te vertetes.

Per princip , jo sot, po kurdohere, kam refuzuar e refuzoje te besoje e te marre per te mireqene cdo akt qe mban mbi vete shenjen e Edvin Rames . Megjithate per sa permenda me lart, nuk do te merrem fare me aktin e tij te fundit, me akuzen e fundit ndaj Ilir Metes.

Mjafton per te me ngjallur neveri  thjeshte fakti qe nje parti e cila thelbin e saj e ka tek Sigurimi i Shtetit ; nje parti qe edhe sot funksionon  me format e Sigurimit te Shtetit ; nje parti qe sot drejtohet  nga kelyshet e Sigurimit te Shtetit ; nje parti e cila sapo u rikthye ne pushtet anulloi ligjin e lustracionit te miratuar nga PD e qe ne keto vite , ne vazhdimesi , ka hedhur poshte cdo propozim te opozites per nje ligj tjeter lustracioni ; nje parti qe e mbushi drejtesine dhe administraten me kriminele te Sigurimit te Shtetit; partia qe ne fund te fundit ka ne krye sot te birin e atij qe firmoste varjen e poeteve e qe per mbi 15 vjet mbajti si numrin dy te tij dhe caktoi Kryetar Parlamenti ministrin e fundit te Sigurimit te Shtetit…sot papritur na “qenka tronditur” nga nje dosje qe i eshte servirur opinionit , po me format e Sigurimit te Shtetit.

Duhet te jesh komplet idiot qe te mos e kuptosh se perse i serviren opinionit pikerisht keto dite lajme te tilla . Po duhet te jesh edhe me idiot po besove se me keto manovra do arrish ti shpetosh fatit qe te pret…Edvin !

Ndërkohë që disa minuta më pas ka reaguar edhe Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili thekson se prej vitit 1996, Ilir Meta i është nënshtruar verifikimit të figurës dhe rezulton i papërfshirë në llogari të Sigurimit të Shtetit.

Sipas tij sulmi ndaj tij është një zhurmë politike i kurdisur nga zyrat e sigurimit.

Postimi i Nokës:

“Rilindja” në panik nga fuqizimi dhe bashkimi i Opozitës shqiptare

Rama dhe Rilindja kanë rënë në panik se po shohin ditë pas dite se Opozita i ka ikur nga pengmarrja dhe i kanë ngelur veç pak pengje. Ai po shikon se PD po ringrihet fuqishëm nga lidershipi i Berishës dhe se Ilir Meta po ringre pjesën tjetër të Opozitës. Opozita e vërtetë po bëhet gati ta rrëzojë armikun e shqiptarëve të ndershëm.

Pasi nuk la gjë pa sajuar e trilluar për Sali Berishën, çka i dha efektin e kundërt, tani i është kthyer pjesës tjetër të Opozitës, me shpresë se mbase në këtë rast trilli dhe shpifja do të japin efekt. 

Ilir Meta është i vetmi politikan që ka ushtruar tre prej detyrave më madhore të shtetit shqiptar, ku në secilën prej tyre është zgjedhur me mbështetjen e gjerë të socialistëve dhe Edi Ramës.

Prej vitit 1996, Ilir Meta i është nënshtruar verifikimit të figurës dhe rezulton i papërfshirë në llogari të Sigurimit të Shtetit.

Sulmi ndaj ish Presidentit Meta është një zhurmë politike e kurdisur në zyrat e sigurimsave patronazhistë të Rilindjes, të cilët bashkë me Edi Ramën po turfullojnë nga sikleti i 7 korrikut dhe ajo që i pret përpara. Atake paniku nga opozita e vërtetë.

Ndërsa më herët ishte vetë kreu i PD, Sali Berisha i cili theksoi se dosja e Ilir Metës është e falsifikuar, duke hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij./m.j

Next Post
Shpresë dhe për shqiptarët/ Gjermania kërkon forca pune: Ja përfituesit nga mungesat në 148 profesione

Shpresë dhe për shqiptarët/ Gjermania kërkon forca pune: Ja përfituesit nga mungesat në 148 profesione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In