Kashari mbylli procesin e përzgjedhjes për kryetarët dhe bashkëkryetarët e Partisë Socialiste të Tiranës, pas të cilit pritet të shpallen drejtuesit e rinj për të gjitha njësitë e qarkut. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, njëherësh kryetar i PS për Tiranën, Erion Veliaj, tha se Kashari dhe Astiri e fitoi betejën me ata që penguan zhvillimin e kryeqytetit.
“Kashari, Astiri, ka qenë vendi ku vinin bast të gjithë; thonin njerëzit aty nuk duan autostrada, nuk duan zhvillim, duan më shumë partinë se familjen e tyre; duan me shumë sherrin sesa paqen, duan më shumë dhunën se sa dashurinë. Sot mund të them me kënaqësi dhe krenari të madhe se kush e vuri atë bast e ka humbur. Kashari është si çdo pjesë tjetër e Shqipërisë. Do punën, do mirëqenie, do progres, do që gjërat të ecin përpara, do që njerëzit të pajtohen, do që – siç është Tirana, shtëpi e një 144 kombësive – edhe Kashari të jetë një shtëpi e të gjithë shqiptarëve, të jetojnë me begati”, tha ai.
Ata – tha Veliaj – e njohin Kasharin vetëm nga tabela për Rinas dhe nga tabela për Lalëz. “Këta e njohin Kasharin vetëm si një tabelë tranziti kur kalojnë për të ikur nga Shqipëria në Hollandë. E kam fjalën për atë tjetrin, se Saliu nuk ikën dot në asnjë vend – ose kur ikin në Lalëz. Pra,Saliu me Ilirin vijnë në Tiranë, hedhin helmin që ne të merremi me helmin e tyre, dhe pasi kanë hedhur helmin thonë le të zihen njerëzit, shkojnë fusin këmbët në pishinë në Lalëz. Për ta Kashari është transit!”./m.j