Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Institutit në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, shoferi 22-vjeçar duke drejtuar motomjetin e tij ka aksidentuar shtetasen me iniciale M. Gj.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe kalimtarja 50-vjeçare të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Tiranës:
Më datë 26.07.2022, në Institut, shtetasi V. D., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij ka aksidentuar shtetasen M. Gj., 50 vjeçe.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja M. Gj, dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/e.d