Një aksident është regjistruar ditën e sotme në minierën e Marteneshit.
Mësohet se një minator ka mbetur i plagosur rëndë, pasi një sasi shkëmbore e ka zënë poshtë. Minatori, M.B., 57-vjeç është dërguar në spitalin e Bulqizës, por më pas është dërguar me helikopter drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.
/e.d