Kryebashkiaku dhe kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj, e ka cilësuar amnistinë fiskale një domosdoshmëri për të gjithë shqiptarët që emigruan në vitet e vështira të tranzicionit politik.
Gjatë takimit final me kandidatët për kryetar të PS në Njësinë 5, ku së shpejti pritet të shpallet fituesi i garës, Erion Veliaj veçoi pikërisht nismën më të fundit të qeverisë, si shembull për të treguar se kjo forcë politike nuk punon vetëm në fushatë, por në çdo ditë të vitit për qytetarët dhe në këtë rast, edhe për bashkëkombësit tanë.
Kryebashkiaku tha se Partia Socialiste sot duhet të jetë në të njëjtin hap me teknologjinë e kohës.
“Partia Socialiste e qytetit që sot është Kryeqyteti Europian i Rinisë duhet të mbajë hapin e të rinjve, duhet të flasë për tema si kodimi, blockchain, robotikën dhe inteligjencën artificiale. Këto janë temat për të cilat flet rinia e 2023. Ne do na votojnë çuna dhe goca që kanë lindur në 2005, prandaj nuk u flasim dot për Saliun sepse ata nuk e kanë njohur fare dhe më mirë që nuk e kanë njohur se do ishin traumatizuar. Por, ne e kemi detyrim ta ngrejmë stekën”, tha Veliaj.
Ai tha se në 2023 qytetarët do të zgjedhin mes PS, që di të qeverisë, të bëjë shtet e qytet, një forcë që reflekton civilizëm, dhe një force tjetër si PD, që djeg selinë e saj dhe sa herë kanë zgjedhje Brenda tyre përgatiten për mundje, për beteja me gaz lotsjellës, me qysqi, leva e shkopinj bejsbolli.
/e.d
Kushe zgjedhte ps,e pd vrafte veten,kto dy banda te quajtura parti,komandohen nga komuniste,hajdute e vrases.Nji nder fatkeqsite qe i erdhi vendit tone nga ju banditet e ktyre 2
bandve qe permendem me siper bete qe shqipria te shpopullohet.Ne mungese te drejtesise,po te dilte nji Avni Rustem tju hiqte qafet.Sic hoqi paraardhesin tuaj te njejte me ju esat pash toptanin,paci fatin e esat pashes,ju vrasesit e dy partive,pse e pd,qe shkatrruat vendin.