Kryeministri Rama e ka cilësuar neveri faktin se ish-Kryeministri Sali Berisha nuk e ka votuar dje Rezolutën e miratuar në Kuvend për hedhjen poshtë të raportit të Dick Marty që akuzonte krerët e UÇK për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Rama ka thënë se tanimë Berisha nuk është ‘non grata’ vetëm nga SHBA, duke nënkuptuar se është shpallur edhe nga Britania e Madhe.
“Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si ‘Non Grata’ (tanimë jo vetëm nga SHBA)i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty, është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës! FLM të tjerëve!
Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike,që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë, Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme!”, ka shkruar Rama.
Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike,që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë,Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme!
— Edi Rama (@ediramaal) July 22, 2022
g.kosovari