Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar nga Kuvendi pasi qeveria britanike ka njoftuar marrje masash e vendosje sanksionesh për individë të politikës dhe jo vetëm që janë të përfshirë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Qasja e njëjtë e Britanisë së Madhe pas shpalljes nongrata të SHBA-ve. Unë jam këtu për ta përshëndetur vendimin e fundit të MB.
E cila në një kuadër të luftës globale anti-korrupsion ka njëhësuar listën e shpallur nga SHBA dhe natyrshëm që pyetja që shtrohet në këto raste është për njërin në fund të sallës.
Mirë Atlantikun me not nuk e kalove dot, La Manshin e kalon dot me not?” /m.j