Kryeministri Rama e ka quajtur opozitën “një tufë varkash druri” që kur shkon në Kuvend i duket sikur po përballet me një anije. Teksa i kujtoi “non gratë” ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama i paralajmëroi se shumë shpejt do harrojnë edhe Adriatikun (Evropën.)
‘Adem Jashari nuk ka nevojë për lëvdatat e tuaja, por të mbrohet nga ky raport. Është bërë pis gjaku i atyre. Tani ju miratoni rezolutën. Nuk keni asnjë rrugë tjetër. Ju nuk keni kuptuar asgjë nga gjithë ato vite që keni qenë në pushtet. Një gjë është sigurt, historia të del para. Një gjë, historia e ka thënë shumë qartë, se PS ka një bilanc absolut në raport me interesin kombëtar, absolut. Bilanci i asaj që quhet PD, pasi sot është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja se përballeni me anije. Oqeanin ta harroni, por do harroni dhe Gjibraltarin dhe Adriatikun, mbajeni mend se mua më dalin fjalën. Ju e keni thikën në gojë sa herë që ju duhet t’ja ngulni Kosovën. Sa herë ju duhet t’ia ngulni thikën Kosovës dhe e thikën tuaj e keni përcjellë presidentin në detyrë të Kosovës për në Hagë, historia tregon që ju e furnizuar Millosheviçin jo PS. Historia nuk ikën kurrë, del përpara. Mblidhet dhe të del përpara, je i padëshirueshëm, “Non grata”, ik tani. Vjen historia thotë prit o vëlla se je i fortë por historia është më e fortë se ty”, tha Rama.
g.kosovari